Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORË NDAJ:
1.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Besa”, Astrit Imami me nr Lic .08 (motivi- protestim ndaj asistentit të parë për anulimin e golit të rregullt, në ndeshjen KF Besa – KF Feronikeli)
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Besa”, Arbnor Morina me nr lic 107 (motivi- fyerje drejtuar referit kryesor në pauzë të pjesës së parë në ndeshjen KF Besa – KF Feronikeli)
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Trepça” Ajet Shosholli me nr lic 001 (motivi- ofendim asistentit të parë në ndeshjen KF Drita – KF Trepça).
4.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi”, Tahir Batatina me nr lib 156 ( motivi- edhe pse nuk ka licencën “B” prapë e udhëhoqi ekipin, edhe pse ju ka tërheq vërejtja më herët injoron Rregulloret e FFK-së, andaj kërkohet që të suspendohet dhe që t’i bëjë pagesat e mëparshme të dënimeve).
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.8i dt 11./11/.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v.