ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 04.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 12-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 12-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
1.Ndaj KF “Rahoveci” (motivi-leshim ne organizimine ndeshjes dhe si rezultat i kësaj vjen deri ndërprerja e ndeshjes ku ka pasur hedhje të gjësendeve të forta në drejtim të referëve si dhe sulme fizike ndaj referit kryesor B.Batalli ku i njëjti është grushtuar me 3 lojtarë si dhe nga drejtori sportive n ndeshjen Kf Rahoveci Kf Flamurtari e zhvilluare ne Rahovec me date 02.11.2016)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
2.Ndaj lojtartit të Kf “Rahoveci” Bajram Kerndalli me nr lic 6 dhe nr lib 10440 K.Kuq (motivi- shkaktari kryesor në sulm ndaj referit kryesor të ndeshjes në ndeshjen KF Rahoveci – KF Flamurtari) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Rahoveci”, Sinan Shala me nr lic 14 dhe nr lib 2556 -16 Karton i kuq (motivi-bashkëpjesmarrës në sulm ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Rahoveci – KF Flamurtari) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4. Ndaj lojtarit të KF “Rahoveci” Egzon Shtavica me nr lic 21 dhe nr lib 2263-14 K.Kuq (motivi- bashkëpjesmarrës në sulm ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Rahoveci – KF Flamurtari) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
5.Ndaj drejtorit sportiv, Burim Dula ( motivi- sulme në referin kryesor njeherit në protokol i shënuar si ndihmës trajner në ndeshjen KF Rahoveci – KF Flamurtari) sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 04.11.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti