Komisari i Garave i “Digitalb” Kupës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datën 18.03.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të “Digitalb” Kupës së Kosovës dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1. Ndaj kryetrajnerit të KF ”Gjilani” Bylbyl Sokoli me nr lic 84- (motivi-dhënia e deklaratave të pamatura mediave të shkruara dhe elektronike pas përfundimit të ndeshjes së çerekfinales të “Digitalb” Kupës së Kosovës e zhvilluar me 16.03.2016 në Merdar, ndërmjet KF Llapi – KF Gjilani).
2.Ndaj lojtarit të KF “Ferizaj” Mirsad Idrizi me nr lic 15 dhe nr lib 10722 Karton i Kuq (motivi- fyerje e lojtarit kundërshtar në min 113 të ndeshjes çerekfinale të “Digitalb” Kupës së Kosovës, e zhvilluar në Ferizai me datë 17.03.2016, ndërmjet KF Ferizaj – KF Trepça ’89) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt.19.03.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari iGarave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë Ismet Ahmeti. dv