Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 29.03.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 201/17 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj lojtarit të KF ”2 Korrikut” Agron Beqiri me nr licence 6 dhe nr libreze 03789 (motivi – edhe pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, i njëjti lojtar ka fyer dhe sharë referin kryesor në ndeshjen KF “2 Korriku – KF ”Vllaznia” (P), e zhvilluar në Prishtinë, më datë 26.03.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF ”Rahoveci” Gëzim Caner, me nr licence 19 dhe nr libreze 1319-pz (motivi – tentim goditje me bërryl lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF “Rahoveci”- KF Behari”, e zhvilluar në Rahovec, më datë 26.03.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj përfaqësuesit të KF “2 Korriku”, Rushit Ballovci (motivi – sjellje të pahijshme, sharje dhe fyerje në referin kryesor pa arsye në ndeshjen KF “2 Korriku” – KF “Vllaznia” (P), e zhvilluar në Prishtinë, më datë 26.03.2016) sipas raportit të vëzhguesit.
4.Ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagjini”, Severin Elezaj me nr licence 0374 (motivi – largim nga bankina në ndeshjen KF “ Dukagjini – KF “Flamurtari”, e zhvilluar në Klinë, më datë 27.03.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, ekspeditimi me BULETININ ZYRTAR Nr.17 i dt.29.03.2016.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v