Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 08.04.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të RaiffeiseSuperliges dhe Liges se Pare dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj lojtarit të KfF “Drenica” Azem Bejta me nr lic 16.dhe nr lib 8554 K.Kuq (motivi- fyerje dhe sharje referin kryesore T.Maloku në ndeshjen KF Trepça 89 – KF Drenica, e zhvilluar në Mitrovicë, më datë 06.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “Drita” Armend Kastrati me nr lic 19 dhe nr lib 3820 K.Kuq (motivi – shkelmim në lojtarin kundërshtar pas shpine në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan, më datë 06.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
3.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Besa”, Ekrem Veseli me nr lic 10 (motivi – largim nga bankina, reagim në vendimin e referit kryesor N.Rraci në ndeshjen KF Istogu – KF Besa, e zhvilluar më datë 06.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
4.Ndaj lojtarit të KF ”Rahoveci” Bajram Krendali me nr lic 6 dhe nr lib 10440 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes fyerje dhe sharje në referin kryesor L. Fejza, në ndeshjen KF Rahoveci – KF Kosova (P), e zhvilluar në Rahovec, më datë 06.04.2016) sipas raportit të referit kryesor dhe vëzhguesit të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.21 dt.08.04.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv