ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 12.04.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të RaiffeiseSuperliges dhe Liges se Pare dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj klubit te Kf “Hajvalia” (motivi-lëshime në organizimin e ndeshjes ku para dhe pas përfundimit të ndeshjes ka lejuar persona civil të hyjnë në zhveshtore ku edhe janë kërcënuar personat zyrtarë në ndeshjen  KF ‘Hajvalia’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Kizhnicë, me datë 09.04.2016) sipas personave zyrtarë të ndeshjes
2.Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia”, Liridon Leci me nr lib3984 (motivi – para dhe pas përfundimit të ndeshjes kap për nofulle dhe sulmon personin zyrtar të ndeshjes R.Gimolli, ku lojtari në fjalë ishte në rroba civile në ndeshjen KF ‘Hajvalia’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Kizhnicë, me datë 09.04.2016) sipas personave zyrtare të ndeshjes.
3.Ndaj drejtorit të shkollës së futbollit Ali Ajeti (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në zhveshtore ku fyen dhe shanë personat zyrtarë të ndeshjes e në veçanti referin kryesor të ndeshjes KF ‘Hajvalia’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Kizhnicë me datë 09.04.2016) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes
4.Ndaj KF “Behari” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur gjuajtje me gurë dhe gjësende tjera në fushë  në drejtim të referve ku edhe është zbrazur tribuna në ndeshjen KF Behari – KF Flamurtari, e zhvilluar në Vitomiricë me datë 10.04.2016) sipas raportit  të vëzhguesit  të ndeshjes.
5.Ndaj ndimestrajnerit të KF “Behari” Hakija Kojiç (motivi – sjellje jo e hijshme dhe jo sportive ndaj asistentit A.Bucolli ku pati edhe ndikim që shikuesit të gjuajnë gurë dhe gjësende tjera në fushë në ndeshejn KF Behari – KF Flamurtari, e zhvilluar në Vitomiricë me datë 10.04.2016) sipas raportit të vëzhguesit
6.Ndaj lojtarit të KF “Fushë Kosova”, Visar Gojnovci me nr lic 69 dhe nr lib 1/1902 (motivi – për lojë të ashpër dhe protestim në çdo vendim të referit në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF 2 Korriku, e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 09.04.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
7.Ndaj KF “Fushë Kosova” (motivi – lëshime në organizimin e ndeshjes fyerje dhe hudhje të gjësendeve në fushë në ndeshjen KF Fushë Kosova –  KF 2 Korriku, e zhvilluar në Fushë Kosovë me datë 09.04.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
8.Ndaj portierit të KF “KEK-u” Drin Hodaj me nr lic 1 dhe nr lib 160/pr K.Kuq (motivi- ndërhyerje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor në ndeshjen KF KEK-u – KF  Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Kastriot, me datë 10.04.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.22 dt.12.04.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv
 
Ë JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.20 i dt.12.04.2016.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v