ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 20.05.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të RaiffeiseSuperliges dhe Liges se Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj KF  “Drita” (motivi-sjelljet sharjet fyerjet me banale në kor si dhe kërcenimet e shikuesve në kor ndaj lojtarëve dhe stafit udhëheqës ndaj klubit KF Trepça ’89, si dhe sulm dhe kërcënime pas përfundimit të ndeshjes ndaj kryetarit të shoqatës së referëve P. Hasani në ndeshjen gjysëmfinale të “DigitAlb” Kupës së Kosovës ndërmjet të KF Drita – KF Trepça’89 e zhvilluar në Gjilan, me datë 18.05.2016) sipas raportit të personave zyrtare të ndeshjes.
2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Drita”, Afrim Shahini me nr lic 14 (motivi- largim nga bankina për fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes Genc Nuza ku i njëjti person edhe pas përfundimit të ndeshjes sulmon referin e lart cekur në ndeshjen e “DigitAlb“ Kupës së Kosovë ndërmjet KF Drita – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Gjilan me datë 18.05.2016) sipas raportit të personave zyrtare të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi”, Tahir Batatina me nr lic 156 (motivi- dhënia e deklaratave të pamatura dhe fyese dhënë mediave elektronike (Supersport Kosova) pas përfundimit të ndeshjes së “Digitalb” Kupës së Kosovës e zhvilluar me datë 18.05.2016 e zhvilluar në Merdar).
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.28 dt.20.05.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti