Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 31.05.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të Finales së “DigitAlb” Kupes dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Drita” (motivi – hedhja e flakadanëve dhe e mjeteve të tjera piroteknike dhe shisheve pvc në brendi të fushës dhe jashtë saj ku si pasojë e kësaj ndeshja fillojë me vonesë prej 7 minutave, ku pati edhe fyerje dhe sharje gjatë lojës në kor nga ana e tifozëve të KF ‘Drita’ të cilët ishin prezent në numër të madh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur para dhe gjatë ndeshjes e në veçanti në minutat 30 dhe 37, ku pati hedhje të shumta të mjeteve piroteknike dhe shisheve pvc në ndeshjen e finales së Digitalb Kupës së Kosovës e zhvilluar në Prishtinë më datë 28.05.2016)
2.Ndaj KF ”Prishtina” (motivi- hedhja e flakadanëve dhe mjeteve piroteknike në fushë dhe jashtë saj nga ana e shikuesve të KF Prishtina, në ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë me date 28.05.2016)
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.30 dt.31.05.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë Ismet Ahmeti.