Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 18.09.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1. Ndaj lojtarit të KF ‘Besa” Florent Papuqi me nr lic 13 dhe nr lib 12148 .K.kuq (motivi- fyerje dhe sharje referin e katërt Artan Tahiri në ndeshjen KF ‘Drita’ – KF ‘Besa’, e zhvilluar në Gjilan 17.09.2015) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani” Besjan Bytyqi me nr lic 15 dhe nr lib 144/pz K.Kuq ( motivi-goditje e qëllimtë e lojtarit kundërshtar pa top në ndeshjen KF ‘Ballkani’ – KF ‘Fushë Kosova e zhvilluar në Suharekë) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagjini” Idriz Elezaj motivi-(për sjellje jo korrekte drejtuar referit kryesor të takimit në ndeshjen KF Flamurtari – KF Dukagjini e zhvilluar në Prishtinë) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.05 i dt.18.09.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v