ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 22.09.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 

I N I C O I

                                                                              Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF’ Vushtrria”, Faruk Statovci (motivi- reagim i ashpër dhe gjest jo sportive drejtuar treshes së gjyqtarëve pas përfundimit të saj, në ndeshjen KF “Prishtina” – KF “Vushtrria” e zhvilluar në Prishtinë më 16.09.2015)sipas raportit të vëzhguesit dhe super-vëzhguesit.
 
2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF ”Hajvalia” Ismet Munishi me nr lic L-151 (motivi-reagim tepër i vrazhdë dhe kërcënues ndaj gjyqtarit kryesor Gramos Shala në min 40-të si dhe sjellja arrogante e tij pas përfundimit të pjesës së pare drejtuar personave zyrtar të ndeshjes KF “Hajvalia” – KF “Feronikeli” e zhvilluar në Kizhnicë më 21.09.2015) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “Vëllaznimi ” (motivi-mos udhëtim i paarsyeshëm në ndeshjen e javës së 5-të KF “2 Korriku” – KF “Vëllaznimi” e paraparë që të zhvillohet më datë 19.09.2015 në Prishtinë.
 
4.Ndaj lojtarit të KF “Fushë-Kosova”, Gentrit Dumani me nr lic 11 dhe nr lib 10818 K.Kuq (motivi –ndërhyerje e palejuar në lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF “Fushë-Kosova” – KF “KEK”-u e zhvilluar në Fushë-Kosovë me 19.09.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj KF ”Ferizaji” (motivi- presione dhe fyerje të llojllojshme nga personat jo kompetent të cilët ishin të vendosur në katin e 2-të të lokaleve zyrtare edhe pse u është tërheq vërejtja disa here ata nuk u larguan duke qëndruar deri në përfundim të ndeshjes KF “Ferizaj” – KF “Flamurtari”) sipas raportit të personave zyrtarë te ndeshjes.
 
6.Ndaj ndimëstrajnerit të KF ”Ferizaji”, Xhelal Koxha me nr lic 137 (motivi- largim nga bankina fyerje dhe sharje ndaj astitentit të parë Jakup Musolli në ndeshjen KF “Ferizaj” – KF “Flamurtari”, e zhvilluar në Ferizaj 20.09.201) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.06 i dt.22.09.2015.
 
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v