Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 02.06.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohet ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017, ndërmjet KF “Llapi” – KF “Besa”, me rezultatin e arritur në fushë.
2.Duke e shqyrtuar dhe analizuar raportin e delegatit, kontrollorit si dhe të dhënat nga protokolet zyrtare të ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes finale të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshja ka pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshja kishte një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për sjelljen e tifozëve, respektivisht për hedhje të mjeteve piroteknike, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Llapi “ (motivi- shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike dhe shisheve Pvc në drejtim të fushës para fillimit të ndeshjes dhe të njëjtën gjë e kanë përsëritur në minutat 48, 92 dhe 93) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Besa“ (motivi- hedhja e flakadanëve dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë ndeshjes dhe pas festimit të golit) sipas personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur katë drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicionet dhe Rregulloret e FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti