Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORE :
1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF ” Trepça” Fidaim Haxhiu (motivi- fyerje sharje dhe ofendime drejtuar referit kryesor të ndeshjes KF Trepça – KF Vëllaznimi Ilir Shuleta sipas raportit të vëzhguesit dhe referit të ndeshjes)
2.Ndaj portierit të KF “Drenica “ Burim Sadiku me nr lic 1 dhe lib 1/1709 (motivi- karton i kuq, luajtje me dorë jashtë vijës së 16 metershit sipas raportit të vëzhguesit dhe referit ne ndeshjen Kf Drenica Kf Feronikeli).
3.Ndaj Kf “Hajvalia” ( motivi – mos kryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar të ndeshjes KF Hajvalia – KF Besa)
4.Ndaj trajnerit të KF “Hajvalia” Ismet Munishi me nr lic 153 (motivi- largim nga bankina për fyerje sharje dhe kërcënime drejtuar referit të ndeshjes KF Hajvalia- KF Besa si edhe deklaratat e pa matura dhe të pa argumentuara dhënë mediave elektronike dhe të shkruara sipas raportit të referit dhe vëzhguesit)
5.Ndaj personit zyrtar për siguri Xhavit Pacolli ( motivi- largim nga bankina fyerje sharje dhe kërcënim referin kryesor dhe sjelljet e tij të pahijeshme në këtë ndeshje KF Hajvalia – KF Besa) sipas raportit të vëzhguesit dhe referit të ndeshjes.
6.Ndaj kryetarit të KF “Hajvalia” Mehedin Pergjegja – Meda (motivi-pas përfundimit të ndeshjes fyerje dhe sharje drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së).
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditevë, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicionë e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 i dt.07.04.2015
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORE
1.Ndaj ndimes trajnerit te KF “KEK-u” Naim Kodraliu me nr lib. 150 (motivi- pas perfundimit te ndeshjes Kf Kek-u Kf Llapi kercenoj referin kryesor duke e fyer edhe me fjale te renda ) sipas raportit te referit te ndeshjes e zhvilluar ne Kastriot me daten 04.04.2015.
2.Ndaj Lojtarit te Kf “Flamurtari” Shkelqim Syla me nr lic 4 dhe nr lib 1434 (motivi- fyerje dhe sharje ndajreferit kryesore te ndeshjes Besnik Sejdiu sipas raportit te referit dhe vezhguesit te ndeshjes Kf Flamurtari – Kf Ballkani e zhvilluar me daten 04.04.2015 ne Prishtine)
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditevë, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicionë e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt 17.04.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v.