Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM të PROCEDURËS DISCIPLINORE ndaj:
3.1. Personit zyrtar të ndeshjes Bekim Haxhibeqiri i KF”RAHOVECIT”, (motiv- kundërshtim ne vendimet e referit në ndeshjen KF “Rahoveci – KF “Liria”, sipas Raportit të Vëzhguesit .
3.2. Ndimëstrajnerit të KF “LLAPI” Ardian Llumnica me nr lic. 155. (motivi- reagime ndaj vendimeve të asistentit në ndeshjen KF “Llapi – KF “Gjilani”, sipas raportit te vëzhguesit të ndeshjes.
Komisari i Garave të Ligës së Parë, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM të PROCEDURËS DISCIPLINORE ndaj:
3.1. Personit zyrtar të ndeshjes Bekim Haxhibeqiri i KF”RAHOVECIT”, (motiv- kundërshtim ne vendimet e Referit në ndeshjen KF “Rahoveci – KF “Liria”, sipas Raportit të Vëzhguesit .
3.2. Ndimëstrajnerit të KF “LLAPI” Ardian Llumnca me nr lic. 155. (motivi- reagime ndaj vendimeve të asistentit në ndeshjen KF “Llapi – KF “ Gjilani”, sipas raportit te vëzhguesit të ndeshjes.
3.3. KF”DEÇANI” (motivi- shkruarja e protokollit të ndeshjes me lapsin kimik që nuk është e lejueshme me Rregulloret e Garave dhe Propozicioneve te Garave.
3.4. KF “KOSOVA (P)” për mos prezencën e policisë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Kosova (P)-2 Korriku.
3.5. Ndaj vëzhguesit Zija Haziri në ndeshjen KF “Kosova (P)- KF “2-Korriku”për mosnjohjen e rregulloreve dhe propozicioneve të garave ku ndeshja nuk është dashur të fillojë pa prezencën e policisë, si dhe gabimin në protokollin e ndeshjes ku në rubrikën e golashënuesit është shënuar lojtari me nr 17 i cili nuk është fare në protokollin e ndeshjes të ekipit vendas.
3.6. Ndaj treshes së referëve në ndeshjen KF “Kosova (P)- KF “2-Korriku” për mos zbatimin e rregulloreve dhe propozicioneve të garave ku ndeshja është filluar pa prezencën e policisë.
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR Nr.6, i dt.10.10.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti, d.v.