20 shtator, 2019 – Komisioni i Garave ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe pas shqyrtimit të materialeve nga ndeshjet e javës së 4-t në Ligën e Parë, ka marrë vendim për inicime të procedurës disiplinore ndaj:

 

1.KF “Trepça”; për shkak se në minutën e 52-të u hodh një (1) flakadan në fushë nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët vendas, në ndeshjen KF Trepça – KF Drenasi, e zhvilluar në Mitrovicë, me datën 18.09.2019.

2.Kryetrajnerit të KF KEK-u, Enis Nasufi, ID nr. 011385M80; për shkak se në minutën e 62-të, pas akordimit të një faulli nga ana e referit kryesor të ndeshjes, i njëjti e kishte ofenduar rënd referin, në ndeshjen KF Vitia – KF KEK-u, e zhvilluar në Viti me datën 18.09.2019.

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.