ffk-llogofin13 shtator, 2016 – Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 13.09.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi

I N I C I O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Hajvalia” (motivi- mos kryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar të ndeshjes, në takimin KF Hajvalia – KF Trepça, e zhvilluar më datë 10.09.2016 në Prishtinë (stadiumi i KF Flamurtarit)
2.Ndaj zyrtarit për siguri të KF “Rahoveci”, Arsim Dërguti (motivi-largim nga hapsira, terreni, për shkak të fyerjes ndaj asistentit të dytë në ndeshjen KF Rahoveci – KF Vitia, e zhvilluar në Rahovec më datë 10.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Deçani”, Leotrim Berisha me nr lic 14 dhe nr lib 1693-13 Karton i kuq (motivi- për shkak të mohimit të mundësisë për të shënuar gol, respektivisht ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Deçani – KF Dukagjini, e zhvilluar në Deçan, më datë 11.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.34 dt.13.09.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave të  Vala Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti.