Screenshot_2016-04-16-15-41-57Skuadra e Istogut ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligë për t’i rritur shpresat për t’iu shmangur rënies nga elita. Istogu, të shtunën, në stadiumin “Demush Mavraj” iu gëzua fitores kundër Llapit, me rezultat 2:0 dhe tashmë është së paku përkohësisht në pozitën e parafundit në kuotën e 24 pikëve. Istogu kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me golin e Selim Bajramajt me kokë pas harkimit të Fatlum Gashit. Ndërkohë, fitoren vendasit e siguruan në minutën e 81-të kur Agron Bruqi shënoi  me kokë pas një topi të kthyer nga portieri llapjan.
 
Raiffeisen Superliga: Java e 26-të
E premte, 15.04.2016
Trepça ’89 – Gjilani  3-1
E shtunë, 16.04.2016
Istogu – Llapi  2-0
Liga e Parë: Java e 23-të
E shtunë, 16.04.2016
Rahoveci – Vëllaznimi  2-1
2 Korriku – Ramiz Sadiku  3-2
Liga e Dytë – Grupi B – Java e 21-të
E shtunë, 16.04.2016
Ulpiana – Bashkimi (K) 0-0
Besëlidhja – Kaolini  2-1
Superliga Juniorët: Java e 21-të
E shtunë, 16.04.2016
Besa – Rilindja  5-0
Liria – Vëllaznimi  2-3
Vushtrria – Llapi  1-1
Flamurtari – Feronikeli  0-2
Liga e Parë Juniorët, Java e 10-të
E shtunë, 16.04.2016
Trepça -KEK-u (nuk u zhvillua)
Ferizaj – Gjilani 0-0
Raiffeisen Superliga Femrat – Java e 11-të
E shtunë, 16.04.2016
Mitrovica – Dukagjini  7-0
13 Qershori – Intelektualet  2-1