21 gusht, 2017 – Ndeshja ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Llapit, e cila do të zhvillohet të premten, do ta hapë javën e 2-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Vllaznia pati një paraqitje të mirë në debutimin e saj në elitë si mysafire e Feronikelit, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë, 1:0. Në anën tjetër, Llapi e nisi edicionin me fitore para tifozëve të vet përballë Drenicës. Ndërkohë, tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ku po ashtu priten lojëra mjaft interesante, derisa dy sfidat e fundit të kësaj jave luhen të dielën. Këtë javë ndeshjet do të nisin në orën 16:30.
Vala Superliga, java e 2-të
E premte
Vllaznia – Llapi
E shtunë
Flamurtari – Prishtina
Liria – Trepça ’89
Drenica – Vëllaznimi
E diel
Besa – Drita
Gjilani – Feronikeli
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30