17 shtator, 2018 – Komisioni i Gjyqtarëve në javën e ardhshme do të organizojë testimet fizike për gjyqtarët dhe asistentët e Superligës dhe Ligës së Parë, si dhe për ata të cilët nuk i kanë kaluar ato. Testet do të mbahen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, sipas këtij orari:
26.09.2018 ora 16:00 (e mërkurë) – Gjyqtarët/Asistentët e Superligës dhe Ligës së Parë.
27.09.2018 ora 16:00 (e enjte) – Gjyqtarët/Asistentët e Ligave tjera të cilët kanë rënë nga testet fizike herën e parë.