trepca89-prishtinaSot më 16 korrik, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku debatoi për shumë çështje me rëndësi. KE i FFK-së mori vendim që kampionati i ri të fillojë më 16 gusht për Raiffeisen Superligën e Kosovës. Njëkohësisht KE mori vendim që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 29 gusht në orën 17.00, për vendin e mbajtjes do të njoftoheni me kohë. KE analizoi edhe rrjedhën e Kampit Edukativ Nacional U-15, të pestin me radhë dhe konstatoi se organizmi i kampit, zhvillimi i ndeshjeve, mbikëqyrja nga ana e Shtabit të përfaqësueses bashkë me trajnerët e rajoneve ishin pika që dëshmuan edhe një herë se FFK-ja po bën një punë të jashtëzakonshme për grup-moshat e reja. Gjatë ditëve sa ka zgjatur kampi futbollistët e rinj kanë dëshmuar cilësi, disiplinë dhe frymë sportive. Po ashtu vlen të përmendet edhe interesimi i futbollistëve të rinj nga diaspora dhe që në të ardhmen duhet të përfshihen sa më shumë në këtë kamp. KE për shkak të mosplotësimit të numrit të mjaftueshëm për shkollim për licencën “A” të trajnerëve , FFK-ja do t’ua mundësojë trajnerëve që kanë aplikuar për këtë licencë të mund të udhëheqin ekipet e Superligës deri në terminin e ri që parashihet të mbahet në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit të këtij viti.