Liv Cooke, kampionja botërore e Futbollit në Stil të Lirë, u bashkua me emrat më të mëdhenj në futbollin e femrave për një nga goditjet më spektakolare të kapura nga kamera për të rritur pjesëmarrjen e futbollit në mesin e vajzave.
18-vjeçarja është filmuar duke treguar aftësitë e saj të jashtëzakonshme qindra metra në një ashensor skish dhe në krye të një anije peshkimi, meqë UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, mori shtatë futbollistë profesionistë në një udhëtim të mahnitshëm për të inkurajuar vajzat dhe gratë e reja për t’u marrë me sportin.
LuajÇdokund u xhirua në 13 lokacione unike, në pesë shtete, në 12 ditë dhe përfshinte 16,000 km të hapit më të fundit të fushatës së UEFA-s – Së bashku #NeLuajmëFuqishëm.
Gjithashtu edhe akrobacionet e mahnitshme të Cooke, shfaqja dhe ekuipazhi u xhiruan në disa prej lokacioneve me idilike dhe të pabanuara të Evropës; nga muret e shquara të gurit të Dubrovnikut në Kroacinë jugore, fushën më të lartë të futbollit Gspon në Evropë në Alpet Zvicerane, ishullin e vogël të Eriskay në Hebrides të Skocisë veriore deri në fshatin e largët të peshkimit Henningsvær në arkipelagun Lofoten në Norvegji.
Skuadra # LuajÇdokund përfshinte motrat norvegjeze Ada dhe Andrine Hegerberg (të Lionit përkatësisht Paris Saint Germain) bashkëatdhetaren e tyre Maren Mjelde (Chelsea), kuartetin anglez Lauren James, Jordan Nobbs (të dyja në Arsenal), Fran Kirby (Chelsea) dhe Alex Greenwood (Liverpool) dhe mesfushorja e FC Barcelona dhe Holandës, Lojtarja më e Mirë e FIFA-së për Femra për vitin 2017 dhe Lojtarja e vitit 2017 e UEFA-së për femra, Lieke Martens. Udhëtimi i tyre u pasua nga qindra vajza nga i gjithë kontinenti të cilat iu bashkuan heroinave të tyre si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të UEFA-së për ta bërë futbollin sportin numër 1 për vajza dhe gra deri në vitin 2020.
Liv Cooke, kampione bote e Futbollit në Stil të Lirë, tha: “Ishte një eksperiencë e pabesueshme që udhëtova Evropën si ambasadore për iniciativën e UEFA-së #LuajÇdokund, dhe duke iu treguar vajzave se futbolli vërtetë mund të luhet kudo. Nga një ashensor i skive deri në fushën më të lartë të futbollit në Evropë, ishte një lëvizje e madhe për të treguar aftësitë e mia në vende të tilla të pazakonta dhe shpresoj që të frymëzoj të rinjtë të marrin një top dhe të argëtohen me sportin. Mezi pres të shoh pjesëmarrje në LuajÇdokund dhe të takoj fituesit në Disneyland të Parisit në muajin maj.”
Si dhe premierën e filmit “LuajÇdokund”, UEFA ka nisur edhe një konkurs të gjerë në Evropë për vajzat për të treguar dashurinë e tyre për futbollin duke postuar foto dhe video të gjuajtjeve në vendet më të rastësishme dhe të pazakonta të mundshme, për shansin për të fituar një fundjavë të mahnitshme familjare në Disneyland të Parisit dhe shpërblime ekskluzive javore nga yjet e filmit “LuajÇdokund”.
Pjesëmarrësit duhet të paraqesin klipet e tyre të çuditshme dhe kërcimet deri më 30 prill, me UEFA-në dhe të shpalosin postin e tyre fitues pak më vonë, më 1 maj 2018.
Ada Hederberg e Olimpikut të Lionit, e cila ka bërë udhëtimin në Norvegji për të marrë pjesë në video, tha: “Kam pasur një shpërthim absolut duke xhiruar filmin “LuajÇdokund” në veri të Norvegjisë. Ishujt Lofoten janë të njohur në të gjithë botën për shfaqjen e Aurorave Borealis – Dritat Veriore – dhe ishte e mrekullueshme për të shkuar atje dhe për të luajtur në mes të një pamje kaq të mahnitshme. Mezi pres që të gjithë ta shohin atë dhe shpresoj që kjo të çojë edhe më shumë vajza që përpiqen dhe të shijojnë futbollin përmes këtij konkursi”.
Jordan Nobbs e Arsenalit dhe e Anglisë, e cila ka shijuar goditjen e fortë në Shepherd’s Bush në Londër, ka shtuar: “Bukuria e vërtetë e lojës sonë është që ju të mund të luani kudo. Ishte e mrekullueshme të bëhesh pjesë e filmit të ardhshëm Së bashku #NeLuajmëFuqishëm.”
LuajÇdokund i ofron UEFA-së një platformë shtesë për të promovuar fushatën e saj të parë pan-evropiane, Së bashku#NeLuajmëFuqishëm, e cila është pjesë përbërëse e planit strategjik pesëvjeçar për ta bërë futbollin sportin numër një për vajzat dhe gratë në vendet anembanë Evropës.
Ambicia e UEFA-së për mënyrën se si loja mund të tërheqë më shumë vajza për të luajtur, përfshin rritjen e profilit dhe imazhin e lojës, rritjen e shikueshmërisë dhe angazhimit, shtytjen për pjesëmarrje në nivelin bazë dhe rritjen e investimeve.
Për të hyrë në konkurs, të rinjëve iu kërkohet të postojnë një foto ose video të tyre me një futboll në një vend të këndshëm apo të pazakontë, duke etiketuar @WePlaystrong dhe duke përdorur hashtagun #PlayAnywhere. T&Cs e plotë mund të gjenden në: https://www.uefa.com/termsconditions/prizes.html
Për më shumë informacion rreth fushatës së UEFA-së Së bashku #NeLuajmëFuqishëm vizitoni: weplaystrong.org
Lëshuar nga Frame në emër të UEFA Lyndsey Clark, 07703 980 798 / [email protected]