30 janar, 2020 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me përbërje të re, sot, mbajti mbledhjen e parë pas zgjedhjes me mandat katërvjeçar në Kuvendin e mbajtur ditë më parë. Nën drejtimin e presidentit z. Agim Ademi, KE diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës, me ç’rast shqyrtoi përgatitjet për stinorin pranveror dhe afatin kalimtar, duke konstatuar se ato po shkojnë  sipas programit dhe dinamikës së duhur. Meqenëse klubet e femrave dhe grup-moshat e reja që nuk i nënshtrohen sistemit TMS, KE mori vendim që afati kalimtar për këto rangje të vazhdojë deri një javë para fillimit të garave. KE diskutoi që të nisë plotësim-ndryshimi i Statutit të FFK-së, i cili do të dërgohet edhe në UEFA e FIFA për miratim dhe së këndejmi edhe statutet e LRF-ve të harmonizohen në përputhje me këto ndryshime. Po ashtu KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat drejtuar këtij organi.