21 tetor, 2019 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi angazhimet edhe detyrat për trajnerë nëpër rajone për grup-moshat që nuk janë në gara sipas programit “Elite YDP”, në mënyrë që të identifikohen dhe të trajtohen me profesionalizëm talentët e rinj të futbollit. Po ashtu KE analizoi sukseset e Kombëtares A dhe përcaktoi kriteret e shpërblimeve për këtë Kombëtare. Anëtarët e KE-së analizuan edhe rrjedhën e deritashme të garave në të gjitha rangjet dhe konkurrencat, duke konstatuar se deri më tash ka një dinamikë dhe rrjedhë të garave të mirë, ku vërehet një organizëm më i mirë i klubeve, forcim financiar të tyre, ngritje të cilësisë së lojës, disiplinës dhe frymës sportive. Tutje KE shqyrtoi dhe përgatitjet për ndeshjet e radhës të Kombëtares A, Kombëtares U21, Kombëtares A të femrave dhe në futsall, dhe konstatoi se ato po shkojnë sipas plan-programit të paraparë si dhe përgatitjet për manifestimet e fundvitit. Në fund KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.