4 nëntor, 2019 – KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit z. Agim Ademi e ku diskutoi për shumë çështje të rëndësishme për futbollin e Kosovës. KE në fillim, analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet e Kampionatit të Kosovës, e ku konstatoi se garat kanë një rrjedhë normale sipas kalendarit e ku po përshkohen me një frymë dhe rivalitet sportiv. Në këtë drejtim u tha se veç Ipko Superligës edhe Liga e Parë është bërë mjaft joshëse e që kërkon edhe monitorim e kujdes të veçantë. KE analizoi përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares A, e ku u tha se përgatitjet po shkojnë mirë por, duke kërkuar nga të gjithë një angazhim maksimal që këto ndeshje të kalojnë sa më mirë që është e mundshme. KE mori vendim që shpallja e Laureatëve për vitin 2019 të bëhet më 20 dhjetor në orën 17.00 në hotel Emerald sikur edhe caktoi Komisionin për shpalljen e Laureatëve në përbërje:
1. Agim Dibrani, kryetar
2. Vjollcë Krasniqi, anëtare
3. Bekim Rexhepi, anëtar
KE shqyrtoi edhe disa kërkesa dhe parashtresa drejtuar këtij organi.