majlindaearte9 gusht, 2016 – Sot Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademitt, nënkryetar, mbajti mbledhjen e vet të rregullt ku bisedoi për shumë çështje. KE i FFK-së para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës ka uruar xhudisten Majlindë Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike “Rio 2016” u stolisë me medaljen e artë olimpike, duke nderuar Kosovën dhe duke bërë që çdo shqiptarë të ndihet krenar. Majlinda ka punuar me përkushtim dhe dinjitet, duke lënë interesat e veta personale për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës, duke treguar shembull të pashoq, të cilin shembull duhet të ndjekin të gjithë sportistët që duan të nderojnë dhe të mbrojnë ngjyrat e Kosovës. Po ashtu KE përgëzon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatën e Xhudos.
KE sot shqyrtoi dhe miratoi edhe projektet që do të përkrahen nga UEFA për kompleksin sportivë të FFK-së si dhe ndihmën për të gjitha klubet e futbollit. Po ashtu KE  shqyrtoi dhe miratoi edhe raportin e punës të Qendrës Edukative të Trajnerëve, ku 76 trajnerë kanë marrë Licencën për trajnerë fillestarë dhe “B” si dhe raportin e Komisionit të Gjyqtarëve për normat fizike të mbajtura fundjavën e kaluar. Nga 202 gjyqtarë 165 iu nënshtruan normave fizike e ku të suksesshëm ishin 145 gjyqtarë, derisa 20 gjyqtarë nuk arritën të kalojnë normat, të cilët do të riprovohen më vonë.