ffk-llogofinKomisari i garave në mbledhjen e mbajtur më datë 16.10.2015, në procedurë të rregullt shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ KEK-u“ nga Kastrioti me numër të protokollit 42/15 të datës 14.10.2015 në aktivizimin e lojtarit të klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi ; IBRAHIM PECI me numër të librezës sportive 1/645 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8 në ndeshjen e rrethit të parë të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – FERONIKELI e zhvilluar na stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me date 13.10.2015, dhe për të njëjtën, duke iu referuar provave të ofruara nga ana e klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti, konform Dispozitave të Propozicioneve të garave neni 46 dhe Rregullores disiplinore neni 16 paragrafi 2 sjelli këtë
V E N D I M
Ndeshja KEK-u – FERONIKELI e zhvilluar në Kastriot në stadiumin e qytetit “Agron Rama “ regjistrohet me rezultat zyrtar  3:0 në favor të klubit të futbollit “ KEK-u“ nga Kastrioti.
A r s y e t i m
Bazuar në provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar rezulton se klubi i futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi ka bërë shkelje të akteve normative, duke aktivizuar lojtarin pa të drejtë loje ; IBRAHIM PECI me numër të Librezës sportive 1/645 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8 .
Prova; Lojtari Ibrahim Peci ishte i penalizuar me karton të verdhë në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës – rrethi i dytë; Trepça – Trepça ‘89 e zhvilluar me datë 10.03.2015 dhe penalizimin e dytë me kartonë të verdhë e kishte në ndeshjen finale të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll ; Feronikeli – Trepça 89 e zhvilluar me datë 14.06.2015 në Prishtinë.
Shpjegimi; Lojtari që ndëshkohet me vërejtjen e dytë publike në ndeshjen e fundit që ekipi i tij e zhvillon për Kupë, e vuan dënimin në ndeshjen e ardhshme të garave të Kupës së Kosovës në futboll – në edicionin e ardhshëm të Kupës ( Rregullorja disiplinore neni 16 paragrafi 2 )
Prishtinë, 16.10.2015
Komisari i Garave;
ISMET AHMETI