7 gusht, 2018 – Para fillimit të edicionit të ri të garave, Komisioni i Gjyqtarëve do të mbajë një këshillim 5 ditorë për gjyqtarë. Sipas fjalëve të kryetarit të këtij Komisioni, z. Përparim Hasani, këshillimi do të mbahet nga data 8 gusht e do të zgjasë deri më 12 gusht dhe janë përfshirë 45 gjyqtarë. “Jemi munduar që të sjellim ekspertët më të mirë të kësaj fushe. Kështu që kemi ftuar si ligjërues z. Alan Snoddy – Instruktor i FIFA‐së,  Instruktor i fitnesit: Simon Breivik –trajner i fitnesit i Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze, pastaj ligjëruesin për  përgatitje  mentale z. Ridvan Ekmekci –Profesor në Universitetin Pamukkale dhe ligjëruesin z. Bekim Zogaj – gjyqtar asistent i FIFA‐së. Shpresoj se gjatë këtyre ditëve gjyqtarët tanë do të kenë rastin të mësojnë shumëçka nga dija dhe përvoja e këtyre njerëzve”, ka theksuar Hasani.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2018/08/Agjenda_Referee-FIFA-Seminar-2018-08_SHQ.pdf” width=”980″ height=”960″]