27 maj, 2023 – Skuadra e Llapit U19 e ka festuar sot titullin e kampionit në Superligën U19. Juniorët e Llapit titullin e kampionit e siguruan një xhiro më parë, pas një gare të fortë, ku rivalë kryesor i kishin bashkëmoshatarët e tyre të Ballkanit. Në ceremoninë zyrtare të shpalljes së kampionit që u mbajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas ndeshjes me Ramiz Sadikun (0:3), trofeun për skuadrën llapjane e ndau kryetari i Komisionit të Garave të juniorëve, Ardian Llumnica, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit llapjan.