21 maj, 2024 – KF Ramiz Sadiku është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën U17. Kadetët e klubit kryeqytetas e kanë dominuar këtë edicion të garave, duke qenë bindshëm para ndjekësve më të afërt. Në ceremoninë e organizuar nga FFK, pas fitores së sotme që Ramiz Sadiku fitoi ndaj Ulpianës, 5:1, trofeun dhe medaljet për ekipin kampion i ndau Ismajl Ajeti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv si dhe kryetar i LRF Prishtinës.