6 maj, 2024 – Skuadra e Vëllaznimit është shpallur kampione në Ligën e Parë U19. Në ndeshjen e fundit të edicionit, që u zhvillua sot në Gjakovë, Vëllaznimi barazoi me Podujevën, 2:2, por titullin e kampionit e kishte siguruar një javë më herët.
Trofeun për skuadrën gjakovare e ndanë Agim Nura, anëtar i KE të FFK-së dhe njëherësh kryetar i LRF Gjakovës, si dhe Ardian Llumnica, Komisar i Garave. Kësisoj, Vëllaznimi U19 në edicionin e ri do të bëjë gara në Superligë.