24 gusht, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese, që do të zhvillohen në Hungari dhe Austri, Kombëtarja U19 dhe Kombëtarja U17 sot kanë zhvilluar një ndeshje testuese në Fushë Kosovë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në pjesën e dytë secili ekip realizoi nga një gol. Për Kombëtaren U17 shënoi talenti Qëndrim Zyba, derisa për Kombëtaren U19 shënoi Edmond Maxi Rugova. Kombëtarja U19 prej 3 deri më 9 tetor do t’i luajë tri ndeshjet kualifikuese kundër Austrisë, Izraelit dhe Lituanisë, derisa Kombëtarja U17 ndeshjet do t’i zhvillojë prej 10 tetorit deri më 16 tetor kundër Holandës, Uellsit dhe Hungarisë.