31 gusht, 2017 – Kombëtarja A e Kosovës sot arriti në Zagreb të Kroacisë dhe u akomodua në njërin nga hotelet më të mira të kryeqytetit kroat, hotel “Antunoviç”, i lidhur me një qendër të madhe tregtare. Bashkë me ekipin kombëtar në Zagreb kanë udhëtuar presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, anëtari i KE-së, z. Bakir Burri dhe zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti. Sonte futbollistët do të pushojnë, ndërkaq nesër paradite prej orës 10.00 do të ketë analizë të lojës së ekipit rival. Pasdite në orën 18.15 në stadiumin “Maksimir” përzgjedhësi do të ketë konferencën për media para ndeshjes, ndërsa në orën 18.45 Kombëtarja do të mbajë senacën e fundit stërvirore para ndeshjes me Kroacinë. Në mbrëmbje krerët e FFK-së bashkë me krerët e FF të Kroacisë sipas traditës do të kenë një darkë të përbashkët.