3 prill, 2019 – Në kuadër të ngritjes së ekipit Kombëtar A të femrave, si dhe për t’ia kthyer mikpritjen Maqedonisë së Veriut, pasi në fund të shtatorit dhe fillim tetorit vajzat tona i zhvilluan dy ndeshje në Shkup, më 5 dhe 8 prill do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit. Kështu që tashmë ekipi i jonë Kombëtar është vendosur në hotel “Venus” sikur edhe ai maqedonas. Ndeshja e parë do të zhvillohet me 5 prill në Gjakovë prej orës 14.30, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 8 prill prej orës 15.00, por vendi ende nuk është caktuar por opinioni do të njoftohet me kohë. Përzgjedhësja e Kombëtares A, znj. Afërditë Fazlija për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbolliste që për momentin janë në formën e duhur dhe këto ndeshje janë të mirëseardhur për përgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian, të cilat nisin kësaj vere.

Lista e futbollisteve
Portiere
1. Besiana Leci Vfl Sindelfingen
2. Lavdije Behrami KFF”Dukagjini”
3. Malesore Halili KFF”Feronikeli”
4. Erda Podvorica KFF”Malisheva”

Mbrojtëse
5. Fjolla Shala Breiðablik
6. Liridona Syla KFF “Mitrovica”
7. Edona Kryeziu KFF “Mitrovica”
8. Verona Berisha KFF “Kosova e Prishtinës”
9. Feride Kastrati KFF “Feronikeli”
10. Arbesa Kastrati KFF”Malisheva”

Mesfushore
11. Blerta Shala KFF “Mitrovica”
12. Valentina Limani FFC ”Frankfurt II”
13. Leonora Ejupi Herforder SV BorussiaFriedenstal
14. Modesta Uka SK “Sturm Graz”
15. Anjeza Rexhepi KFF “Vizioni”
16. Qendresa Bajra KFF “Mitrovica”
17. Marigona Tahiri KFF “Mitrovica”
18. Erëleta Memeti VFL Wolfsburg II
19.Besarta Hisenaj FSV Hessen Wetzlar
20. Fleta Musaj KFF Liria

Sulmues
21. Besjana Reçica FFC “Recklinghausen”
22. Alberina Syla SV Alberweiler
23. Kaltrina Biqkaj KFF “Mitrovica”