26 tetor, 2018 – Krahas aktivitetit të Kombëtareve në konkurrencën e meshkujve edhe Kombëtarja A –femrat do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Ukrainës. Siç bën të ditur z. Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, tashmë ekziston marrëveshja edhe me Federatën e Ukrainës që në Turqi të zhvillohen dy ndeshje dhe atë më 9 dhe 12 nëntor. Përgatitja për këto ndeshje kanë filluar dhe çdo gjë po shkon sipas programit të paraparë. Kjo është e mirëseardhur për Kombëtaren e femrave për të parë formën e futbollisteve sepse nga ndeshjet me Maqedoninë nuk kanë pasur një tjetër grumbullim.