Baku, 6 shtator –  Para ndeshjes së nesërme, Kombëtarja A kreu stërvitjen  e fundit  në stadiumin e Bakus, e në të cilën ishin të pranishëm presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, bashkë me anëtarët e KE-së, Bakir Burri e Bekim Rexhepi. Përzgjedhësi Challandes po jepte këshillat e fundit dhe u fokusua në të gjitha repartet, me mbrojtje të ngjeshur, mesfushë më shumë qarkullues edhe sulme të shpejta por gjithnjë duhet kujdes i madh në mbrojtje u tha Challandes futbollistëve.  Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 18.00 sipas kohës në Kosovë.