Sot më 19 nëntor, Kombëtarja U-17 ka udhëtuar në Kushadasi të Turqisë në turneun “Mercedes Benz Aegean CUP International Youth Tournament 2017”. Para nisjes për Turqi përzgjedhësi i Kombëtares U17, z. Besnik Kollari tha: “Në këtë turne po shkojmë të provojmë me një grup të ri dhe kjo do të na jep mundësi që të krijomë një grup të fortë për kualifikimet për Botërorin e ardhshëm. Ne do të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet e mira si dhe rivalët që do t’i kemi përballë për të fituar përvojë dhe për të krijuar një strukturë për sfidat që na presin”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 ekipe të kësaj grup-moshe. Nesër Kosova takohet me Turqinë, më 21 nëntor takohet me Azerbajxhanin dhe më 23 nëntor ballafaqohen Kosova e Shqipëria.
Lista e udhëtuesve
Futbollistët
1.Arbnor Halitjaha
2.Butrint Bulliqi
3.Taulant Kiçmari
4.Ermir Abazi
5.Leuart Avdyli
6.Leorant Marmullaku
7.Oltion Bilalli
8.Veton Tusha
9.Eduard Ibrahimi
10.Florind Lokaj
11.Mehmet Rrahmani
12.Andi Janjeva
13.Edonis Shala
14.Erdin Dushi
15.Hajdin Salihu
16.Albin Stublla
17.Valon Azemi
18.Bleron Krasniqi
Përzgjedhësi: Besnik Kollari
Trajnerët: Fadil Berisha e Bahri Berisha
Mjeku: Gëzim Murseli
Fizioterapeuti: Gëzim Zogu
Xhelal Broja, anëtari i KE të FFK-së
Menaxheri i ekipit: Genc Mustafa
Menaxheri i pajisjeve: Taulant Ahmeti