4 mars, 2019 – Në mesditën e stome në Kosovë arriti Kombëtarja A-Femrat e Maqedonisë Veriore, e cila u vendos në hotel “International” në Prishtinë. Mirëseardhje ekspeditës maqedonase, të cilës i printe Kushtrim Luma, drejtor i Departamentit për ekipet kombëtare, iu dëshiroj znj. Valbona Gashi-Uka menaxhere e futbollit të femrave. Ekipi kombëtar i Maqedonisë Veriore, pasdite do të mbajnë stërvitje në stadiumin e KF ”2 Korriku” në Prishtinë. Ndërkaq ndeshja e parë do të zhvillohet nesër më 5 prill në stadiumin e KF”Vllaznimi” në Gjakovë në orën 15.00.