21 mars, 2018 – Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e parë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Bernard Challandes në Paris, në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Nga afër seancën stërvitore të kombëtares e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. Kombëtarja, pasdite, do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore, që të përgatitet sa më mirë për dy sfidat që e presin.