14 shtator,  2017 – Para ndeshjes me Islandën, Kombëtarja e Kosovës U-19 e femrave, mbajti sot seancën stërvitore, ku kryesisht u përqendruan në situatat  në lojë, pasi që më parë u analizua ndeshja Islanda – Mali i Zi, nga e cila u panë anët e forta të skuadrës islandeze si dhe pikat e dobëta të saj e nga ku mund të përfitojnë vashat tona në ndeshjen e nesërme që zhvillohet prej orës 12.30. Është ushtruar në mbrojtje dhe sulm dhe ndërlidhjet ndërmjet reparteve. Edhe gjendja shëndetësore e futbollisteve sipas mjekut të ekipit kombëtar dr. Milazim Gjocaj, është e kënaqshme. Ja se çka deklaruan pas stërvitjeve:  

Labinot Qosa, trajner i portierëve
Kemi punuar mjaft me përkushtim duke ditur se nesër na pret një lojë e fortë kundër Islandës, e cila u tregua mjaft e mirë kundër Malit të Zi, ku kishte mjaft lojtare që u dalluan. Por ne do të përpiqemi që të neutralizojmë sulmet e tyre dhe me kundërzbritje të arrijmë të shënojmë.
 
 
Laurita Ahmeti, fubolliste
E dimë që Islanda ka një ekip të fortë, por kemi punuar gjatë këtyre me zell, duke analizuar edhe lojën e kundërshtarit dhe do të mundohemi që të i kundërvihemi me sukses dhe besojë se do të kemi një rezultat pozitiv.
 
 
 
Bleona Zhabari, futbolliste
Përballë do të kemi në ekip të fortë siç është Islanda e ku pamë se kishte shumë futbolliste cilësore, por edhe ne jemi përgatitur mirë që me sukses të përballojmë këtë sfidë që nuk do të jetë e lehtë, por gjithsesi shpresoj në sukses.
 
 
 
Gjenifer Pjetri, futbolliste     
Mendoj se jemi përgatitur mirë. Kemi punuar shumë gjatë seancave stërvitore dhe shpresojë se do të ja arrijmë qëllimit për një sukses edhe pse përballë do të kemi një ekip mjaft homogjen me individë të mirë siç është Islanda.