9 shtator, 2017 – Ekspedita e Kombëtares  U-19 e femrave arriti në qendrën sportive “Sportschule Wedau” në Duisburg, ku edhe u akomodua. Kombëtarja U-19 nesër para dite nga ora 10,00 do të ketë stërvitjen e parë, ndërkaq që pasdite nga ora 16.00 do ta mbajë edhe seancën e dytë stërvitore. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ndërkohë që ndeshjen e  parë Kombëtarja U-19 do ta zhvillojë më 12 shtator në orën 16,00 kundër Gjermanisë që llogaritet ndër sfidat e mëdha.