16 tetor – Budapest- Pas barazimit në duel me Austrinë dhe njëjtë barazoi pa gola edhe në ndeshjen e dytë kudër Hungarisë, në ndeshjen e tretë në ballafaqim me Slloveninë Kombëtarja U19 pësoi humbje nga Sllovenia me rezultat 1:4, në kuadër të Grupit 7 në kualifikimet për Kampionatin Evropian, që po mbahen në Hungari. Duket se nga ndeshjet e shpeshta për pak ditë në ndeshjen e tretë u shfaqë lodhja në mesin e Kombëtares tonë, e cila nuk arriti  suksesin nga viti i kaluar kur u kualifikua për rrethin elitë. Të vetmin gol dhe të nderit në këto tri ndeshje e shënoi njëri nga futbollistët më të mirë Gentrit Limani. Si do që të jetë nuk mund të nënvlerësohet paraqitja e djemve të Kombëtares U-19  kur kihet parasysh ballafaqimet me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë Kombëtare këto me një përvojë jashtëzakonisht të madhe e të mirë kundrejt nesh, që sa po kanë filluar të zënë shtat dhe po rriten ngadalë e besojë se edhe sukseset do të vijnë, por na pret një punë e madhe.
Kosova U-19- Sllovenia U19  1:4 (0:2)
Stadiumi: Çskvar varosi stadion Çskavar.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: T. Musial, B. Heinig, B.  Szalai, e C. Pinter.
Shënues: G. Limani (54) për Kos. e A. Matko(40 p e 77 e 88) Prelec(42)
K.V.: A. Maloku, K. Krasniqi,  A. Pllana, A. Pajaziti të Kos. e
Kosova: Gashi, Pllana, Vitija, Maloku, Sadriu(L. Celina), K. Krasniqi(E. Shehu), Limani, I. Krasniqi(M. Marleku), Rugova(L. Reka), Tolaj(M. Hyseni) e Pajaziti.
Sllovenia: Gril, Kolmaniç, Stojinoviç, Zec, Matavçiç, Stravas, Svetlin, Maherm Kregar(Kurtoviç), Matko(Urbançiç) e Prelec: