24 prill, 2018 – Kombëtarja U-19 e Kosovës, sot në fushën e futbollit “Top –Futboll” në Mazgit zhvilloi një ndeshje të ashtuquajtur kontrolluese testuese, ku përzgjedhësi Ramiz Krasniqi tashmë për dy ndeshje do të ketë në dispozicion një grup prej 30 futbollistëve, të cilët do të i provoi në ballafaqim me skuadrën anëtare të Ligës së Parë të Kosovës Fushë Kosovën dhe nesër me “ 2 Korrikun” . Në ndeshjen e sotme djemtë e Kombëtares U-19 treguan lojë cilësore me aksione të mira, bashkëveprime mirë të menduara dhe komunikim të mirë mes vete. E gjithë kjo dha edhe rezultat ku pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi me golat e Riza Zhdrellës në minutën e 28-të dhe Leorant Thaqit në minutën e 39-të. Pjesa e dytë me pamje tjetër sepse përzgjedhësi dëshironte të sprovonte të gjithë futbollistët, por dhe në pjesën e dytë futbollistët e Kombëtares luajtën mirë, ndërkaq që fushkosovarët zvogëluan rezultatin në 2:1 pas një gabimi të mbrojtjes kur nga afërsia Breznica shënoi gol. Nesër të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit do të zhvillojnë një tjetër ndeshje me 2 Korrikun në stadiumine këtij të fundit në orën 16.00.
Kombëtarja U-19 – Fushë Kosova 2:1  (2:0)
Fusha e futbollit ”Top –Futboll”   Mazgit
Gjyqtarë: E. Janovali, A. Bilalli e D. Zhegrova
Shënues: Zhdrella(28), Thaqi (39) për Komb.U-19 e Breznica(83) ppr F. Kos.
Kombëtarja U-19: F. Gashi, E. Rexhepi, R.  Azemi, P. Terziu, A. Pllana, A.  Zeqiri, A. Menxhiqi, A. Maloku, M.  Ismajli, L.  Vitia, B. Kastrati, G. Raci, I.  Krasniqi, B. Selishta, A. Kozmaqi, R. Ramadani, A. Ismajli. A. Shabani, Q. Zyba, A. Krasniqi, E. Shehu, R. Rahmani, B.  Sekiraqa, E. Baholli, A. Prapashtica, A.  Aliu, L. Ahmeti, B. Tolaj, M. Hyseni e L.  Thaqi e R. Zhdrella.
Fushë Kosova: Llugaliu, Kutllovci, Gojnovci, Berisha, Jashanica, Krasniqi, Syla, Maloku,  Osmani, Shala e Haziraj. luajtën edhe Krasniqi, Rashica, Mateti, Bërbatovci, Bekteshi, Rama, Vojvoda, Bogujevci, Breznica e Bllaca.