09 tetor  Ky brez i Kombëtares U-19 Ka shkrua histori duke i kualifikuar për raundin tjetër të garave për kampionatin evropian Finlanda 2018, pas vetëm një humbje minimale nga Austria dhe dy fitore 2:1 nga Izraeli dhe 3:0 Lituania.  Ndeshja e fundit  kundër Lituanisë erdhi me fitore bindëse 3:0 si qershia mbi tortë. Në pjesën e parë pati shumë raste të krijuara, por vetë në minutën e 27-të u shënua një gol nga kapiteni Leutrim Kryeziu. Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm nga futbollistët e Kombëtares tonë dhe në minutën e 46-të mbrojtja lituaneze ndërhynë ndaj Leutrim Kryeziut dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë nga e cila i pagabueshëm ishte kapiteni Kryeziu dhe shton epërsinë në 2:0. Vetëm dy minuta më vonë njëri nga lojtarët më të angazhuar Gentrit Limani shënoi edhe golin e tretë 3:0 për Kombëtaren e Kosovës. Në vazhdim futbollistët e Kosovës krijuan edhe disa raste të qind për qindta por nuk u shënua asnjë gol. Ballafaqimi u mbyll me fitoren e madhe dhe gëzimi kaploi Kombëtaren e Kosovës dhe dhjetëra adhurues që kishin ardhur enkas për të i dhënë krah Kombëtares. Po ashtu Kombëtaren erdhi nga Vjena edhe konsulli i Ambasadës së Kosovës në Austri z. Imer Lladrovci, i cili në emër të ambasadorit e përgëzoi Kombëtaren për këtë sukses duke thënë se u vërtetua edhe njëherë se sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit.
Kosova – Lituania 3:0  (1:0)
Stadiumi: Burgerau– Saalfelden
Shikues: 400
Gjyqtarë: H. Fesnic, A. Cerei, M. Valdi e S. Ebner.
Shënues: Kryeziu (27e 46) e Limani (49) për Kos,
K.V. Kastrati, Dellova(Kos) e Paura, Ramanaustkas, Brodotinas (Lit)
Kosova:  F. Gashi,Celina(Bytyqi), Beka, Salihu, Pajaziti, Dakaj9Kçiku), Kryeziu Limani , Kastrati Behrami e Dellova.
Lituania: Karpikas, Paulikas, Ramanauskas, Marazas, Vitkus, Biçkus(Dolzhnikov), Paura, Rozhiukynas, Borodinas e Raulinatis.
 
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
I përgëzojë djemtë për fitoren e sotme dhe kualifikimin e Kombëtares për garat e mëtejme. Futbollistët i kanë kryer detyrat me përpikëri. Kemi zhvilluar tri ndeshje jashtëzakonisht të forta dhe arritëm këtë sukses. Ne dëshmuam cilësi, disiplinë dhe frymë sportive. Duhet pasur parasysh se ne këtu jemi pa asnjë ndeshje ndërkombëtare dhe kjo do të thotë shumë. Por, këta djem dhanë maksimumin duke treguar karakter fitues dhe ia arritëm të kualifikohemi për rrethin tjetër, gjë që na pret një punë e madhe.
 
 
Leutrim Kryeziu, futbollist
Është një gëzim i madh për të gjithë neve. Ndërsa ndjehem i lumtur që unë shënova sërish. I falënderojë bashkëlojtarët për bashkëpunim dhe angazhim.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Gentrit Limani, futbollist
Një ndjenë e papërshkrueshme. mendojë se ishim ekipi më i mirë dhe më komplet në këtë grup dhe merituam kualifikimin. Për mua ka rëndësi fitorja e Kombëtares, por natyrisht edhe goli me bën krenar.