17 mars, 2018 – Ndonëse gati në të njëjtën periudhë kohore, do të zhvillohen shumë ndeshje të ekipeve kombëtare, në radhë të parë Kombëtarja A do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris, kundër Madagaskarit më 24 dhe kundër Burkina Fasos më 27 mars, që do të jetë edhe debutimi i parë i përzgjedhësit të ri Bernard Challandes si dhe Kombëtarja U-21 do të ketë dy ballafaqime kualifikuese në Kosovë, së pari kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet më 22 mars dhe kundër Gjermanisë, më 27 mars, vëmendja e madhe e opinionit futbolldashës do të jetë e drejtuar kah Portugalia, ku Kombëtarja U-19 do të zhvillojë ndeshjet e rrethit elitë. Në të vërtet Kombëtarja U-19 e siguroi pjesëmarrjen në rrethin elitë pasi që në tetor në ndeshjet parakualifikuese arriti të shënojë fitore kudër Izraelit me rezultat 2:1, mundi Lituaninë me 3:0 dhe pësoi humbjen nga mikpritësi Austria 1:0. Tash Kombëtarja U-19 udhëtoi për Portugali ku në qytetin e Portos në kuadër të ndeshjeve të rrethit elitë në grupin e 5-të do të ballafaqohet në ndeshjen e parë me mikpritësin Portugalinë, më 21 mars, ndërsa më 24 mars do të takohet me Republikën e Irlandës dhe ndeshjen e fundit me Sllovakinë. Gjasat për një kualifikim të mundshëm për Evropianin që do të mbahet në korrik në Finlandë, janë mjaft të mira, ndërkaq para nisjes ku dy stërvitje i mbajti në Kosovë, përzgjedhësi i Kombëtares U-19, z. Ramiz Krasniqi u shpreh: ”Jemi përgatitur mirë. Tashmë në këtë rreth të garave udhëtojmë edhe me një përvojë më të madhe ndërkombëtare të ndeshjeve. Po ashtu FFK-ja na mundësoi edhe disa përgatitje në Turqi. Unë besoj në këtë grup të futbollistëve. Kemi një ekip homogjen me futbollistë cilësor që na bëjnë të shpresojmë në rezultate të mira. Çdo respekt për kundërshtarët, por nuk kemi asnjë frikë për t’u ballafaquar me askënd. Kemi mungesën e një mbrojtësi të mirë, por unë besoj se do të gjejmë zgjidhjen e duhur”.
Emërorja e ekspeditës
Ilaz Mjaku anëtar i KE të FFK-së
Luan Vokshi, i KE të FFK-së
Michael Nees, drejtor teknik
Rinor Havolli, menaxher i ekipit
Fazli Berisha, zëdhënës
Esad Halimi, menaxher i pajisjeve
Shtabi Teknik
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
Nazmi Rama, nd.trajner
Xhelaledin Karabeg, nd. trajner
Milazim Gjocaj, mjek
Isuf Maraj, fizioterapeut
Futbollistët: Rilind Nimani, Abit Salihu, Lot Celina, Flamur Gashi, Ardrit Miftari, Çlirim Reçica, Ismajl Beka, Lumbardh Dellova, Alban Shabani, Adrijan Behrami, Gentrit Limani, Dardan Dakaj, Altrim Pajaziti, Lirim Kastrati, Leutrim Kryeziu, Rrahim Nimani, Lirim Kastrati, Ismet Sinani, Liridon Balaj e Edison Kqiku.