23 gusht, 2017 – Sot Kombëtarja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese kundër Kosovës së Prishtinës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Evropian. Ndeshja u zhvillua në fushën me bari sintetik në Ferizaj ku triumfuan vashat e Kombëtares me rezultat 3:0. Shënuese për Kombëtaren U-19 ishin Edona Lika, Jehona Shala dhe Dafina Bytyqi. Ndeshje u përshkua me një lojë cilësore, korrekte dhe me angazhim maskimal të të dyja palëve. Përzgjedhësi i Kombëtares U-19, Kushtrim Munishi tha se është i kënaqur me angazhimin e futbollisteve dhe kjo na jep mundësi që të shohim më mirë funksionimin e secilit repart si dhe të kemi një pasqyrë reale të Kombëtares. Po ashtu nesër do të zhvillohet një tjetër ndeshje në Mitrovicë, ku skuadra Mitrovica do të jetë mikpritëese e Kombëtares U-19.