1 maj, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U15 është akomoduar sot në hotel “Tropikal” në Durrës, ku edhe ka mbajtur stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë kundër Kombëtares së Shqipërisë së të njëjtës grupmoshë. Ndeshja e parë do të luhet më 3 maj në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, derisa ndeshja e dytë më 5 maj, në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, në orën 12:00.