6 shtator, 2019 – Kombëtarja U16 ka barazuar 3:3 në miqësoren e radhës kundër Luksemburgut. Për dallim nga ndeshja e parë e zhvilluar tri ditë më parë në të cilën Kosova fitoi 2:0, kësaj radhe loja ishte më e baraspeshuar. Për Dardanet e rinj golat i shënuan Adonis Morina dhe Florian Berisha, derisa golin e tretë ia dhuroi njëri nga futbollistët luksemburgas, i cili realizoi autogol.