11 prill, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Turneut Zhvillimor që po mbahet në Irlandën e Veriut nën përkujdesjen e UEFA-s. Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi në sfidën e parë të këtij turneu kanë pësuar humbje, me rezultat 1:5 nga kombëtarja nikoqire e këtij turneu. Megjithatë, loja e vashave tona ka qenë në nivel të mirë dhe kreative, mirëpo fakti që kombëtarja e kësaj grupmoshe sapo është formuar dhe mungesa e përvojës në ndeshje të këtij niveli bëri që disa gabime në mbrojtje të kushtojnë në rezultat të tillë. Golat për Kombëtaren e Irlandës së Veriut i shënuan Casey Howe (17′), Joely Andrews (35′), Cora Chambers (43′) dhe Teegan Lynch (76′), derisa golin e vetëm për Kombëtaren tonë e shënoi Rrezona Ramadani (45′). Përzgjedhësi Munishi u dha mundësi për lojë të gjitha futbollisteve që kishte në dispozicion, për t’u kalitur për të ardhmen për sfidat e tilla ndërkombëtare. Ndeshjen e radhës vashat tona do ta luajnë të premten kundër Ishujve Faroe, në orën 16:00.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2018/04/Team-sheet-WU16-NIR-v-KOS-11.04.18.pdf” width=”980″ height=”960″]