20 mars, 2019 – Pasi kaloi rrethin e parë të garave kualifikuese për Evropianin 2019, duke mundur në tetor Zvicrën me rezultat 1:0 , nikoqirin Qipron me 1:0 dhe duke pësuar humbje 1:2 nga Skocia, Kombëtarja U17, u kualifikua për rrethin elitë, ndaj sot ekspedita e Kombëtares së kësaj grupmoshe ka udhëtuar drejt Zvicrës për sfidat e radhës për kualifikimet në Evropian. Garat do të zhvillohen në Nyon, ndërkaq Kosova do të ketë përballë Ukrainën, Spanjën dhe Greqinë. Para udhëtimit përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se rrethi elitë është një tjetër nivel më i lartë i garave, por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë. Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate të mira. Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë sa më lartë dhe më mirë”.
Nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Kombëtarja U17 udhëton me 7 futbollistë, stafin dhe shtabin teknik, ndërkaq 13 futbollistët do të bashkëngjitën në Zvicër.
Ndeshjet e Kombëtares U17
25 mars Kosova – Ukraina 11.00
28 mars Spanja – Kosova 14.00
31 mars Greqia – Kosova 14.00
Ekspedita e udhëtuesve
Mirsad Çollaku anëtar i KE
Predrag Joviç, nënkryetar i KE
Artan Govori, drejtor i ekipeve kombëtare
Genc Mustafa, Menaxher i ekipit
Fazli Berisha, media
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës i Kombëtares U19
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Shtabi teknik
Besnik Kollari, përzgjedhës
Fadil Berisha, trajner
Bahri Berisha, trajner i portierëve
Ekipi mjekësor
Nysret Imeri, fizioterapeut
Gëzim Zogu, fizioterapeut
Futbollistët:
- David Nreca SG SonnenhofGrosaspach (Gjermani)
- Riad Bytyqi SH.F Rroni (Kosova)
- Shpëtim Hasani MSV Duisburg(Gjermani)
- Erdin Dushi F.C .Prishtina(Kosova)
- Valon Zumberi Hamburger SV (Gjermani)
- Rigon Spahiu VfB Stuttgart (Gjermani)
- Leuart Avdyli SH.f MK(Kosova)
- Argjend Pacolli Roda JC (Holand)
- Leorant Marmullaku K.f.Dukagjini (Kosova)
- Altin Kryeziu NK Triglav(Slloveni)
- Florind Lokaj Valarenga FB (Norvegji)
- Luan Ljatifi FC Monthey(Zvicer)
- Muhamed Bekaj TSV Munchen1860 (Gjermani)
- Dion Berisha FC Augsburg (Gjermani)
- Oltion Bilalli Sh.f.Beslidhja (Kosova)
- Florian Haxha Hertha BSC (Gjermani)
- Edin Huseini TSV Munchen1860 (Gjermani)
- Milot Avdyli SH.f MK (Kosova)
- Fisnik Asllani FC Union Berlin (Gjermani)
- Veton Tusha FK Vardar (Maqedonia)