13 tetor, 2018 – Kombëtarja U19 ka barazuar pa gola edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 7 në kualifikimet për Kampionatin Evropian, që po mbahen në Hungari. Pas barazmit me Austrinë, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit kanë arritur të marrin një pikë edhe në duel me nikoqirin, Hungarinë, që vlerësohet edhe si favorit i grupit.