6 gusht, 2018 – Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave e drejtuar nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, do të ketë grumbullim katërditor në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit evropian, që do të mbahen në muajin tetor në Irlandën e Veriut. Vashat e Kombëtares U19 do të grumbullohen prej 7 deri më 10 gusht në hotel “Venus” në Lipjan, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë nesër (më 7 gusht) në orën 16:15 në fushën ‘Top Futboll’ në Mazgit. Përzgjedhësi Kushtrim Munishi në këtë grumbullim nuk do t’i ketë në dispozicion Anita Racajn, Florentina Kolgecin dhe Kaltrina Biqkajn për shkak se janë të angazhuara në klubet e tyre në Ligën e Kampioneve, ndërsa Leonita Lenjani, Elda Reçica dhe Dafina Bytyqi janë të lënduara.
Lista e Kombëtares U19 – Femrat
Emri dhe mbiemri – Viti i lindjes – Klubi
1.Florentina Kolgeci 2000 KFF Mitrivica
2.Adriana Imeri 2000 Valerenga
3.Diellza Hyseni 2001 Bazeli 2015-Kaçanik
4.Valentina Tërnava 2001 Kosova P
5.Xhenifer Pjetri 2001 Dukagjini
6.Anita Racaj 2001 FC Basel 1893
7.Leonora Ejupi 2000 Herforder SV
8.Argnesa Rexhepi 2000 FC Zürich
9.Flaka Aslanaj 2001 Borusia Mönchengladbach
10.Verona Berisha 2000 Kosova P
11.Kaltrina Biqkaj 2000 Hajvalia
12.Erda Podvorica 2000 Bazeli 2015 – Kaçanik
13.Sabrije Krasniqi 2001 MSV Duisburg
14.Jehona Shala 2001 Liria Prizren
15.Elda Reçica 2000 Vizioni Ferizaj
16.Anjeza Rexhepi 2001 Vizioni Ferizaj
17.Bleona Zhabari 2001 KFF Mitrovica
18.Fleta Musa 2000 Liria Prizren
19.Albulena Fejza 2002 Dukagjini Klinë
20.Erjona Emërllahu 2001 13 Qershori Suharekë
21.Shkurtë Osmani 2000 Kosova P
22.Liridona Leka 2002 Bazeli 2015 – Kaçanik
23.Njomza Osmani 2002 13 Qershori Suharekë
24.Rrezona Ramadani 2002 Vizioni Ferizaj
25.Dafina Bytyqi 2002 Dukagjini Klinë